Protestues të shumtë opozitarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë. Ata kanë bërë thirrje që Edi Rama të ikë. Protestuesit kishin në duar pankarta, ndërsa disa edhe maska në fytyrë të kryeministrit aktual.

Në mesin e protestuesve janë parë edhe deputetët aktualë të parlamentit shqiptar Lefter Maliqi i PD dhe Elda Hoti e LSI.

Lefter Maliqi shprehet se është i bindur se më datë 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje,

“Kam deklaruar se ne 30 qershor s’do ketë zgjedhje me një palë, pasi vendi jalon në përplasje civile. Duke marrë shkak nga përgjimet e Bild, ku bandat kriminale në bashkëpunim me politikën e policinë blejnë e shantazhojnë votuesit e emërojne deputetët e kryebashkiakët tregon qartë që qeveria është ilegjitime

Kjo qeveri është  kapur me krimin. U bashkohem mbështetësve të mi demokratë të ndershëm e socialistë të zhgënjyer. Mbështes dekretin e presidentit”, tha Maliqi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb