Roland Qafoku, analist i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ ka diskutuar rreth situatës politike në vend, kryesisht në PD dhe çështjen e burgosjes së Ervin Salianjit i cili u dënua me 1 vit heqje lirie.

Qafoku u shpreh se çështja e Salianjit nuk mund të kthehej në kauzë, kur nuk u kthye as ajo e Berishës, ndërsa shtoi më tej se brenda PD ende nuk ka një frymë bashkëpunimi.

Ai theksoi më tej se secili në PD ka merak postin dhe karrigen personale.

Roland Qafoku:

Nëse do bëhej një listë me politikanët që duhet të ishin në burg, Salianji s’duhet të ishte fare. Shqipëria ka parë në 4 vitet e fundit shumë politikanë zullumqarë që kanë futur duart në arkën e shtetit dhe jo vetëm politikanë por edhe drejtorë e zyrtarë. Shumica ku janë vënë në dijeni për burgosjen e Salianjit, kanë thënë çdo ky në burg ne prisnin të tjerë.

Jam i bindur që nëse gjykata do marrë vendimet e duhura do t’i shërbente edhe klasës politike shqiptare. Nga ana tjetër kjo çështje nuk mund  të kthehet në kauzë, sepse nëse nuk u kthye ajo e Berishës…

Pra asnjëri nuk u kthye në kauzë.

Në PD ka një nënkryetar si Bardhi që nuk është votuar është katapultuar me ndryshime staturore por edhe Gjekmarkaj, pra benefitet këta i morën nga Basha e po i shfrytëzojnë me Berishën, ata kanë pak besim nga njëri-tjetri dhe lufta është kush do sigurojë vendin e vet.

Se kanë mendjen te populli por te vendi pozicionit, p.sh. Ali Mehmeti ishte një prurje shumë e mirë por nuk e lanë ujqërit dhe ky është problemi i PD që ata nuk kanë ende besim te njëri-tjetri. Partia e sotme pra PD është partia e Bashës por pa Bashën, me Berishën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: