Kreu i PD, Sali Berisha, ka përsëritur apelin për deputetët e PD që nuk u futën në listat e mbyllura që të vijojnë kontributin në parti pasi sipas tij, udhëtimi politik nuk mbaron me një finish, por është i gjatë.

“Ata që njerëz që na përshëndetën sot këtu në qytet, kanë 30 vite që na ndjekin, na mbështesin, sakrifikojnë, nuk janë as deputetë as kanë marrë ofiqe por pse? Sepse ata i qëndrojnë besnikë idealeve të tyre”, tha Berisha.

Sa i takon listave të mbyllura, Berisha tha se është një padrejtësi e krijuar nga ndryshimet që iu bënë kodit zgjedhor në 2021 nga mazhoranca socialiste. Por Berisha premtoi se pas zgjedhjeve do të kërkojë sërish ndryshime në kodin zgjedhor, për ti dhënë frymëmarrje partive të vogla politike.

“Një padrejtësi e diktuar në mënyrë absurde që ky (Rama) synoi të shfarosë partitë e vogla,  sic është rasti i LSI, e cila me 108 mijë vota mori 4 deputetë.

Ndërsa partitë e mëdha me 7 mijë vota morën 1 deputet. Këto janë praktika antidemokratike dhe ne, në rastin e parë që do na jepet mundësia do i japim mundësi atyre. Partitë e vogla janë 1/3 e elektoratit shqiptar, mentalitet diktatorial, pse it heqësh partitë e vogla kur ata kanë elektorat”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb