TIRANE

Deputeti demokrat Luciano Boci kërkon që qytetarët të ngrihen në protestë. Përmes një postimi në “Facebook”, Boci shkruan se nesër në orën 12:00 shqiptarët do kenë mundësi të protestojnë jo vetëm për Holtën, por edhe për arsimin e degraduar, shëndetësinë stratosferike dhe ekonomiminë e shkatërruar.

Deputeti demokrat shkruan se po zhduken bukuri natyrore për ca fitime miliona euroshe dhe se është mbytur Gramshi, Skrapari, Librazhdi dhe Zagoria me HEC-e.

“Dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme ekosistemi i pellgut të Tomorricës dhe zona e Sotirës, sikurse perlat e tjera të Gramshit e Skraparit. Tani në vend të rrjedhës së kristaltë ujore, njerëzit e turistët do shohin vetëm tuba pa fund. Prandaj nesër në 12.00 të protestojmë në Holtë, në emër të Zotit dhe të Shqipërisë”, shkruan Boçi.

Postimi i plotë i Luciano Boçit

JO VETËM HOLTA!
Kemi 100 arsye për të protestuar:
për mjerimin, për arsimin e degraduar, për shëndetësinë stratosferike, për ekonominë e shkatërruar, për shpresën e vrarë, për të ardhmen e mbyllur, por dhe për natyrën e pushkatuar!!!!

Nësër në 12.00 në Holtë, jo vetëm për Holtën.

Qeveria e panginjur Rama, e cila, për propagandë, në aktin e parë të saj anulloi një HEC, tani ka vënë në shenjestër jo vetëm Holtën.

E ka mbytur Gramshin, Skraparin, Librazhdin, Zagorinë, gjithë Shqipërinë me HEC-e çibanë në shpinën e bukurive natyrore.

Si duket sipas parimit të njohur:
“Një bie, qindra ngrihen!”

Lejet për HEC-e kanë zaptuar të gjithë territorin e Gramshit e më tej.

Në përrenjtë fantastikë të kësaj treve mrekulli natyre, Rama ka miratuar 13 të tilla.

Zhduken kështu bukuri prej Zoti, për ca fitime miliona eurosh.

4 janë në Kukër.
4 në Skënderbegas përfshirë një në Sotirë.
3 në Poroçan.
2 në Lenie.

Dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme ekosistemi i pellgut të Tomorricës dhe zona e Sotirës, sikurse perlat e tjera të Gramshit e Skraparit.

Tani në vend të rrjedhës së kristaltë ujore, njerëzit e turistët do shohin vetëm tuba pa fund.

Prandaj nesër në 12.00 të protestojmë në Holtë, në emër të Zotit dhe të Shqipërisë!!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb