TIRANE– Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka akuzuar diplomatin dhe ish të dërguarin special të BE-së në Kosovë se është një lobist me pagesë dhe se i fryn zjarrit të luftës në Ballkan.

Përmes një statusi në Facebook, Spahiu shprehet se Wolfgang Petrisch deri përpara pak kohësh ka qenë një mbrojtës i flaktë dhe mjaft i argumentuar i integritetit territorial të Kosovës, ndërsa tani thotë të kundërtën.

Statusi i plote:
Europa që duam nuk mund të ketë moralin e Petrisch !!!

Ambasadori Wolfgang Petrisch, ish i dërguar special i BE në Kosovë, ka qenë deri përpara pak kohësh një mbrojtës i flaktë dhe mjaft i argumentuar i integritetit territorial të Kosovës.

Por po ky Petrisch, që thoshte të tjera gjëra dikur për kufijtë e Kosovës dhe paprekshmërinë e tyre, tani thotë pikërisht të kundërtën.

Diplomatë të tillë, që shesin vlerat e BE për tu berë lobistë me pagesë janë turpi i Europës.
Keta boll të mbushin xhepat në pleqëri, paçka se i fryjnë zjarrit të luftës në Ballkan.

Mirënjohje gazetës së mirënjohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, që na tregoi se Petrisch punon me studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner” për qeverinë serbe dhe tashmë është e qartë për të gjithë pse i gëlltiti paturpësisht parimet dhe fjalët e thëna më parë z.Petrisch.

Europa e Petrisch & co, që shesin e blejnë parimet brenda natës sipas oreksit të klientit te radhës, nuk është Europa që duam.

Europa që duam është vetëm ajo e parimeve të mëdha të demokracisë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb