TIRANE- Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi është pyetur në një lidhje direkte me emisionin ‘Të paekspozuarit’ në News24 se thuhet se në dosjen e Prokurorisë për dosjen e ‘Avdylajve’ të arrestuar për trafik droge është i përfshirë në përgjime edhe një deputet i LSI.

Kryemadhi tha se nuk ka dijeni të ketë deputet të LSI të përfshirë në këtë çështje, por sipas saj duhet të hetohen të gjithë.

“Kushdo deputet i përfshirë duhet të hetohet. Duhet të pastrohet politika. Unë nuk e kam këtë informacion se gjendet një deputet i LSI në dosjen e përgjimeve, por do pyes deputetët sot. Di që ka deputetë të PS të përfshirë”- tha Kryemadhi.

Biseda:

Ju dëgjova që thatë që këtu nuk është çështje Vangjush Dako por është çështje Edi Rama dhe se Vangush Dako është vetëm një levë. Sipas informacioneve që unë kam në të njëjtën dosje që flet me këto trafikantët e prezumuar gjendet dhe një deputet i LSI-së. A vlen e njëjta logjik edhe për ju?

Po të jetë deputeti i LSI Durrësit, zyrave të LSI Durrësit ju kanë vënë tritolin personat në fjalë. Po nuk u pastrua politika shqiptare nga njerëz të cilët mendojnë se mund të rrinë në politikë me banda, duke rrahur dhe kërcënuar njerëzit mund ta kalojnë një periudhë zgjedhjet për veten e tyre siç e kaloi Rama në 2017-n, por të gjithë ato banda do ti kthehen në kokë politikës. Sepse ata lloj njerëzisht të cilët ti mendon se të ndihmojnë sot për të marrë një karrige, apo për të marrë një mandat 4-vjeçar, do të marrin tërë jetën e familjes tënde dhe të fëmijëve. Ne duhet të arrijmë në atë stad që të mos jenë kriminelët ata që të diktojnë politikanët, mos jenë oligarkët ata që diktojnë ligjet në parlamentin shqiptar, por të jenë shqiptarët dhe institucionet shqiptare të cilat vendosin për të miratuar ligje që kanë impakt tek ta, dhe jo që kanë impakt për të pasuruar 10 veta dhe për të varfëruar 2 milion të tjerë.

Ju e keni këtë informacion?

Jo nuk e kam këtë informacion. Kam informacion që aty gjendet deputet i PS-së. Po të doni mund të pyes që sot të gjithë deputetët e LSI-së nëse kanë dorë apo jo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb