TIRANE– Përmes një postimi në ‘Facebook’ deputeti i LSI, Flamur Çelaj ka vizituar në spital ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish deputetin e PS-se, Luan Hajdaraga. Flamur Çelaj thotë se ai është mirë dhe së shpejti pritet të kthehet në Shqipëri për të kontribuuar.

Luan Hajdaraga, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, u shtrua me urgjence ne spital, pasi pësoi hemorragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.

Postimi i plotë i deputetit Flamur Çelaj:
Lajm i mirë,
Luan Hajdaraga është mirë, dhe së shpejti do kthehet mes nesh me energji të reja për të kontribuar në Shqipëri.
U nisa nga Shqipëria me porosi të veçantë të LSI, të intersohesha për shëndetin e mikut Hajdaraga, pasi Monika, Luani, Petriti dhe gjithe te tjeret ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.
Meraku tashmë u konvertua në gëzim dhe nuk më mbetet gjë tjetër veç i urojmë mikut tonë shërim të plotë dhe të shpejtë.
Flamur Çelaj
Kryetar i Komisionit të Sigurisë në LSI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb