TIRANE- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, ka reaguar pas raportit të publikuar një ditë më parë n ga kryueministri Rama për këtë qark.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se “Dibra ka burime njerëzore dhe natyrore, por kërkon menaxhim të mirë ekonomik, dhe jo hartime raportesh që shprehin nevoja emergjente për ristrukturime partie”.

Spahiu thotë se zhvillimi i kësaj zone nuk mund të bëhet nga njerëz që “dinë mjaft mirë si të “vjelin” vota, por nuk ja kanë “haberin” si drejtohet ky vend!”.

POSTIMI I PLOTE
“Mungesa e vizionit dhe drejtimi i vendit me raporte partiake, tregues të qartë të inekzistencës së prioriteteve dhe paaftësisë drejtuese.

Dibra ka burime njerëzore dhe natyrore, por kërkon menaxhim të mirë ekonomik, dhe jo hartime raportesh që shprehin nevoja emergjente per ristrukturime partie.

Në fakt kështu është kur bashkëpunon me njerëz që dinë mjaft mirë si të “vjelin” vota, por nuk ja kanë “haberin” si drejtohet ky vend!

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: