TIRANE- Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu përmes një statusi në ‘Facebook’ deklaroi se FMN po jep alarmin e dyfishimit të detyrimit që shteti i ka bizneseve.


Sipas Spahiut deri në fund të vitit 2016, 71% e totalit të detyrimeve e kishte qeveria lokale. Teksa komenton shifrat e FMN-së, Spahiu thekson se në 2017-n, detyrimet e bashkive u ulën me 184 milionë lekë, ndërsa ka qenë qeveria qendrore ajo që ka krijuar detyrimin më të madh.


REAGIMI I SPAHIUT
Faleminderit FMN!
——————–
Katër vite justifikoi vehten se kishte borxhe e lante borxhe.
Pra nuk bëri asnjë punë. (ndërkohë që qeveria e “38-s”, minimalisht, ndërtoi rrugën e Kombit, lidhi Tiranën me Elbasanin).
Sot viti i pestë.
Staf i FMN-S, jep alarmin e dyfishimit të detyrimit që shteti i ka bizneseve. (Tabela më poshtë)
Shuma arrin në 205 milion Euro.
Deri në fund të vitit 2016, 71% e totalit të detyrimeve e kishte qeveria lokale (borxhet e bashkive). Sipas shifrave të FMN-së, në 2017-n, detyrimet e bashkive u ulën me 184 milionë lekë, ndërsa ka qenë qeveria qendrore ajo që ka krijuar detyrimin më të madh. Detyrimi i qeverisë qendrore pothuajse është pesëfishuar, nga 3.7 miliardë lekë në 17.4 miliardë lekë. Vetëm rimbursimi i TVSH-s zë 35% të detyrimeve totale.
FMN
Shqetësim që ne e kemi ngritur më herët.
Tani lindin përsëri disa pyetje:
Taksën e qarkullimt e merni te nafta, ku e çoni….???
TVSH-n ja merrni bizneseve dhe nuk ja ktheni, ku e çoni…???
Tatimin progresiv deri në 23% ku e çoni… ????
Tatim fitimin e rritur në 15% ku e çoni…????
Sepse:
Rritje pagash s’kemi, rritje pensionesh jo e jo, investime direkte nuk bëhet fjalë, as Status Minatori, as rrugë të reja, as mirëmbajtje të të vjetrave, dhe shkollat keni filluar me PPP.
Ku dreqin i çoni paratë????
P.S. Një milion e morëm vesh, duhej një takim me Macron, normal për integrimin e madh në BE.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: