TIRANË- Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për zhvillimet e fundit pas publikimit të dosjes “Habilaj” dhe kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndonëse nuk përmend emra, në një status në “Facebook”, Spahiu shkruan se nuk pret të japë dorëheqjen por se kërkon të ketë reagim nga socialistët, sidomos ata që nuk u në listën e zgjedhjeve.

“Unë nuk pres që ti të japësh dorëheqjen, pasi ti je arkitekti i drogëzimit të vendit, arkitekt i çorbës që të helmon me aromë, jo më ta përtypësh..!
Pres dhe besoj që do vijë reagimi i shumë socialistëve, sidomos atyre që për fatin e mirë nuk u përfshinë në listën e zgjedhjeve më të këqija bërë ndonjëherë..!”, shkruan Spahiu.

Spahiu fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: