TIRANE– Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i LSI, Përparim Spahiu i ka bërë thirrje Kuvendit që të fusë në rend dite propozimin e LSI për statusin e minatorit. Spahiu tha se gjatë mbledhjes së grupit të LSI është kërkuar edhe heqja e TVSH për produktet e shportës.

“LSI kërkoi që të hiqej TVSH për produktet e shportës gjatë mbledhjes së grupit. Në mbledhje grupi ne diskutimin edhe për propozimin për pr.ligjin për statusin e minatorit për të cilën pritej një përgjigje zyrtare nga qeveria dhe nuk e kemi. I bëjmë thirrje Kuvendit të fusë në rend dite këtë projektligj. Qeveria i do këta njerëz të varfër”-tha deputeti i LSI Përparim Spahiu.

Fjala e plotë:

Sot LSI kishte grupin e radhës së grupit parlamentar. Çështjet kryesore që u diskutuan kryesisht ishte në lidhje me nisjen e diskutimeve të paketës fiskale për vitin 2018. LSI ka paraqitur 3 amendime, të cilat fatkeqësisht mazhoranca nuk I mori parasysh, madje dhe me arrogancë përgjigjet: ne nuk ndryshojmë asgjë, konkretisht ministri I Financave tha se ne nuk ndryshojmë asgjë nga ajo çka kemi paraqitur në buxhet. Ndërkohë që kemi një ftesë të marrim pjesë në këto diskutime, asgjë nuk merret parasysh. Amendimet e LSI konsistonin në uljen e TVSH-së për produktet e shportës, si buka, vaji, kripa. Kjo nuk është një kërkesë pa logjikë. Po të vëmë re të gjitha vendet e rajonit, të gjitha vendet e zhvilluara kanë një politikë fiskale shumë ndihmuese sa i takon kësaj pjese. Bëhet fjalë për vende si Kroacia, TVSH-ja e produkteve bazë është 5%, Franca është 5.5%, Gjermania e ka vetëm 5%, ndërkohë që Britania e Madhe e ka TVSH-në zero për produktet e shportës. Gjithashtu amendimi tjetër që u rrëzua sot nga qeveria ishte ai I rritjes së fashës së përjashtimit nga TVSH-ja për bizneset e vogla me xhiro deri në 5 milionë, pra të ngeleshim aty ku ky nivel ka qenë. Ky ka qenë dhe një shqetësim I Fondit Monetar Ndërkombëtar, që e lidh me administrimin e të gjithë strukturës dhe kostove që sjell ulja e pragut nga qeveria në 2 milionë lekë. Po kështu edhe amendimi për taksën e banesave. Ne e ngritëm dhe në diskutimet në parlament, ku thamë që familje pensionistësh me të ardhura fare të vogla, me taksën e re do të paguajnë një pension apo një pension e gjysmë më tepër, me këtë taksë të vendosur. Kështu që ishte një propozim që kërkonte përjashtimin nga taksimi I shtëpisë së parë dhe të ardhurat nga ky përjashtim të kompensoheshin nga tatimi I shtëpive të dyta apo të treta që qeveria do të vendoste. Gjithashtu në mbledhjen e grupit u diskutua dhe çështja e rëndësishme e propozimit të projektligjit të statusit të minatorit. Prej më shumë se një muaji ky propozim është bërë në komisionin përkatës të Shëndetësisë dhe të Punës. Pritej nga qeveria një përgjigje zyrtare përsa i takonte këtij propozimi. Kanë kaluar të gjitha afatet dhe ne akoma nuk kemi një propozim të tillë, kështu që grupi parlamentar i LSI i bën thirrje Kuvendit që ta fusë sa më shpejt në rend dite, në diskutimet në komisione, në diskutimet në parim dhe nen për nen të Statusit të Minatorit. Unë nuk kam shpresë dhe nuk besoj që qeveria ka dëshirën të kalojë Statusin e Minatorit, sepse jam shprehur dhe më herët, që ata I duan ata njerëz të varfër dhe të pambrojtur, por unë I bëj thirrje Parlamentit dhe të gjithë deputetëve që të ulemi në diskutime, ta kalojmë këtë propozim për këtë shtresë, për të cilën të gjitha qeveritë janë në borxh

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: