TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka nxjerrë sot një status në “Facebook” ku thotë se është arrestuar për korrupsion një zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Murrizi akuzon policinë se po fsheh ngjarjen.

“Kryetari i PS në njësinë nr 3 në Tiranë Artan Kroi, drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mik i deputetes Klotilda Bushka është arrestuar për korrupsion dhe gjobvënie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdhër politik.
Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.
Artan Kroi nuk duhet të ishte fare në administratë, sepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.
Duke ndërruar emrin, banditi gjobëvënës i Rilindjes i është shmangur ligjit të dekriminalizimit.
Fatmir Xhafaj e ka të kotë sepse nuk e shpëton dot trafikantin e drogës së PS në Tatime.
Artan Kroi duhet të dënohet edhe për mosdeklarim dhe falsifikim të formularit të dekriminalizimit”, shkruan Murrizi.

Murrizi Fb
Murrizi Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb