Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka vlerësuar popullin francez pas protestave të mëdha kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Në një status në Facebook, ai shkruan se francezët janë dëshmi e një populli që di të luftojë për të drejtat e tij dhe të fitojë

“Thelbesore keto velera shpesh here, pikerisht per te vendosur drejtesi,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Francezet, deshmi e nje populli qe di te luftoje per te drejtat e tij… dhe te fitoje.
Qofte edhe duke vendosur “giljotinen” poshte zyrave te qeverisese…
Ne fakt dikur i vendosen realet…
Terhiqet Qeveria franceze perballe presionit popullor duke shpallur moratoriumin per rritjen e taksave te karburanteve, deri ne nje kompromis me protestuesit.
Nje popull vital, me koshience qytetare ai, qe nuk duron dot padrejtesite e arrogancen mbi kurriz.
Thelbesore keto velera shpesh here, pikerisht per te vendosur drejtesi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: