Pas denoncimit me foto, se si sillen e çfarë bëjnë policet në komisariatin e Lushnjës, deputeti demokrat Myslim Murrizi, ka lëshuar një thirrje “të çuditshme”, duke i bërë thirrje femrave në administratë “të ngrenë këmbët sa të duan e ku të duan”.
Postimi i deputetit
Murrizi Per te gjithe ATA qe u habiten shume per foton e postuar ne fb tim rreth nje denoncimi te ardhur nga nje qytetare.
Se pari foto ishte hedhur nga vete vajzat ne foto.
Se dyti eshte shume i rendesishem denoncimi i qytetarit qe sorollatet nga punonjesit e administrates, sesa foto.
Dhe se treti nuk e kam ditur qe kjo qenka MODE qe fillon nga i pari i ketyre. Nga sot i bej thirrje te gjithe punonjeseve te shtetit qe ti ngrene KEMBET sa te duan e ku te duan.
(BalkanWeb)