Deputeti demokrat i Lushnjës Myslim Murrizi i ka quajtur deklaratat e ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin pas prezantimit të raportit për zgjerimin, “shpikje” apo “shprehje brilante”.

Nisur nga deklarata e saj se opozita dhe qeveria duhet të bashkëpunojnë për procesin e integrimit në BE, Murrizi thotë se ambasadorja ka ndryshuar shprehjen “me qetësi e dashuri” në “me punë dhe dashuri” por ka një tjetër sugjerim se si mund të jetë kjo shprehje. Nuk mundon as edhe një fjalë popullore e Myzeqesë.

STATUSI I MURRIZIT
Për 4 vjet që shkuan, dëgjuam si gjetje të rrallë, shprehjen: Me qetësi e dashuri.
Dhe prapë, në BE, nuk na pranuan. Romana dje, e paska ndryshuar.
Me punë dhe dashuri. Por prapë në BE pas 2025 kanë thënë ata që e kanë në dorë këtë “punë”.
Si i bëhet edhe pas kësaj “shpikje” të Vlahutinit?
Besoj që ka për ta ndryshuar shpejt.
BE na “do”, me:
Drogë me dashuri dhe pa reformën në drejtësi.
Në Myzeqe, për shprehje të tilla “brilante”, dhe kur i artikulon nja zonjë, thonë:
Të q…. moj shegë se na ngeli plenci var.

Murrizi fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb