Deputeti i PD Isuf Çela është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të marte.
Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetari Igli Çelmeta.
Çela është paraqitur në SPAK për të dhënë sqarime pasi emri i tij përmendet në bisedat e Sky CC. BalkanWeb sjell edhe pamjet e momentit kur deputeti demokrat i drejtohet Prokurorisë së Posaçme.
(Balkanweb)