TIRANE- Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga Prokuroria të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me anëtarët të grupit të Shijakut ‘Avdylaj’ të arrestuar dhe akuzuar për trafik droge. Luçiano Boçi thotë se ‘xhuxhit’ i duket vetja supermen, ndërsa shan dhe hakërrehet për vota.

Statusi i plotë:

XHUXHËT E BORËBARDHI
Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet (shprehje e preferuar e “kallamit” kjo) kush ka pushtet në Shqipēri, në dorë tē kujt ka rënë ky vend!?
Krahasuar me këtë, Rrajës edhe sikur i shkonte disi cublliku, se helbete i ri në moshë dhe ndonjë fishek në ajër e ka qit për zgjedhje.
Po ky “duarakullorja” nuk ka as moshë e as…gjëra të tjera, përpos parave e krimit
Kjo e bën t’i duket vetja cub e i fortë tani. 
Por mos e harrojë vetëm përkohësisht…
Pastaj ky “duarakullorja” që i del vetja në pasqyrë supermen, gjithë jetën politike me duart e të tjerëve i ka nxjerrë gështenjat nga zjarri.
Ç’’ne që hipën pëpjetë?!
Ehhh ç’u bë ky vend?!
Dëgjon e drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, nga “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”, nga dreqi e i biri!
Por, “xhuxh”, mos mendo se votën do e lejmë në dorën tënde e as të “borëbardhit” tënd, në fakt “borëziut”!
Lukunisë së “xhuxhave” me “borëbardhin”, i ka ardhur fundi!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb