TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar ditën e sotme ka denoncuar ditën e sotme përdorimin e mësuesve, sipas tij, në aktivitetet e kryeministrit Rama. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Boçi thotë se mësuesit “janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve”.

REAGIMI I PLOTE

KRYEMINISTRI QË RRËMBEN
MËSUESIT
Ka ngjarë sot!
Kryeministri ka “rrëmbyer” me zor mësuesit.
Si shkuese-ndërmjetëse ka përdorur si gjithmonë Nikollën.
Mësuesit janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve.
Aty janë gjendur para rrëmbimit.
I kanë marrë peng e i kanë hipur në autobusë me pahir për në Tiranë, pa asnjë njoftim të mëparshëm.
Sepse paskan një takim “të ngrohtë” me rrëmbyesin-Ramë.
Ehhhh si ka shkuar kjo punë?!
Dikur rrëmbimet bëheshin nga dashuria, tani bëhen nga urrejtja.
Nqs ka një kategori që Kryeministri e urren me shumë, këto janë mësuesit.
Çfarë nuk i ka bërë?!
E megjithatë përsëri i rrëmben.
I merr me zor t’i tregojë përrallat e mashtrimet e përvitshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb