TIRANE-Pas deklaratës së ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj se nuk do ketë asnjë kosto shtesë për bizneset lidhur me sistemin e monitorimit të transaksioneve, ka reaguar deputeti i PD, Endri Hasa. Përmes një postimi në Faecbook, deputeti i PD thotë se ministri gënjen, pasi sistemi i monitorimit të Tatimeve ka koste të rende financiare mbi biznesin.
Statusi i plote:
Arben Ahmetaj gënjen paturpësisht duke thënë se sistemi i ri i monitorimit te tatimeve nuk do te ketë kosto shtese.
Shqiptaret qe kane një biznes duhet te dine se Ministri i Financave nuk thotë te vërtetën!
Sistemi i ri KA kosto te renda mbi biznesin.
Qe te prodhosh, dërgosh dhe marrësh fatura elektronike duhet te kesh kompjuter dhe/ose pajisje te dedikuara, së bashku me printerat përkatës. Këto do te blihen nga biznesi sipas vendimit korruptiv te qeverise!
Aktualisht, pajisjet fiskale në përdorim transmetojnë 1 here ne 24 ore.
Çdo lloj përshtatje do te ketë kosto direkte për biznesin.
Ne dokumentat qe vetë kanë shkruar, është e qarte si kristal se monopoli i ri i qeverise detyron çdo biznes ne çdo cep te Shqipërisë të pajiset me kasa dhe pajisjet e nevojshme qe raportojnë ne kohë reale
faturat elektronike.
Monopoli i qeverise do t’i kushtoje biznesit jo me pak se 600 euro!
Shume shpejt Arben Ahmetaj, shokët e tij ne qeveri apo vartësit e tyre do te përballen me drejtësinë e pakapur për çdo akt qe vjedh shqiptaret!
(BalkanWeb)