TIRANE- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, njëherësh dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, ka vijuar me akuzat e opozitës kundër Fatmir Xhafajt, pasi pretendohet se ky i fundit po mbron vëllain e tij, pasi sipas tyre ai është i përfshirë në trafik droge. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Bylykbashi thekson se shumë persona u habitën me skandalin ‘Xhafaj’.

Demokrati theksoi se askush nuk duhet të habitet se pse Xhafaj, në krye të komisionit të ligjeve, sipas tyre falsifikoi draftin e Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur vëllain nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po ashtu deputeti tha se nëse grupi kriminal i trafikut të drogës Habilaj do të ishin kushërinj të Xhafajt dhe jo të Tahirit, do ishin të lirë.

REAGIMI I BYLYKBASHIT
Sikur Habilajt te kishin kusheri Fatmirin dhe jo Sajmirin‎
Shumekush u habit me skandalin “Xhafaj‎”. Por po te shohesh kroniken, kupton se ai eshte recidivist ne keto pune.
Ne vitin tashme te larget 2014 (nese matet me numrin e zullumeve te Rames vertet duket larg), te gjithe e kujtojne Fatmir Xhafajn, kryetar te Komisionit te Ligjeve‎, qe u akuzua nga opozita se falsifikoi projektligjin e amnistisë duke çuar ne seance plenare nje version te ndryshem nga ai i miratuar ne Komisionin e Ligjeve, me qellim per te amnistuar dhe mbyllur ndjekjen penale per shitblerjen e votave ne zgjedhjet e Korçës ne tetor 2013.
Me 27 qershor 2016, me kerkese te PD, gjykata Kushtetuese (ajo qe reforma e Xhafajt e ka mbyllur tashme pa afat)‎, vendosi se qendrimi i Ardian Dvoranit ne Gjykaten e Larte pas gati dy vitesh nga mbarimi i mandatit te gjyqtarit, ishte antikushtetuese dhe Dvorani (kusheri i Fatmir Xhafajt) duhej te largohej nga Gjykata e Larte. Vendimi i Kushtetuese hyn ne fuqi vetem pasi botohet ne Fletore Zyrtare. Nderkohe, ne ndryshimet e Kushtetutes se 22 korrikut 2016, Xhafaj futi nje pike ku lejohej qe nje gjyqtar i Gjykates se Larte qe i mbaron mandati, qendron ne detyre deri sa te zevendesohet. Dhe ja ku del ustalliku i Xhafajt, d‎uke vonuar zbardhjen dhe botimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes me nenin “Dvorani”, vetem qe te mbante ne gjykaten e Larte kusheririn e tij. ‎Ndryshimet Kushtetuese u botuan me 27 korrik (vetem 5 dite pasi u miratuan) dhe do te hynin ne fuqi me 11 gusht 2016. Keshtu Xhafaj u kujdes qe Qendra e Publikimeve Zyrtare (qe varet nga qeveria) te botonte vendimin e Gjykates Kushtetuese kunder Dvoranit vetem me 12 gusht 2016 (plot 46 dite pas marrjes se vendimit), pra nje dite pasi hyri ne fuqi neni kushtetues “Dvorani” qe mbante Ardian Dvoranin ne Gjykaten e Larte. Sot e kesaj dite, Dvorani, kusheri i Xhafajt eshte me Gjykaten e Larte‎. Nga kjo Gjykate jane larguar shume anetare tashme, por kusheriri i Xhafajt eshte i sanksionuar ne Kushtetute.
Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj ne krye te komisionit te ligjeve falsifikoi draftin e Kodit te Procedures Penale per te mbrojtur te vellane nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po nuk beri vellai per vellane, per ke do te beje tjeter?
Tani pres qe te dalin analistet mbrojtes qe te thone: Xhafaj nuk u perfshi ne trafik droge, thjesht ka bere trafik ligjesh dhe kjo eshte me pak e rrezikshme se‎ marihuana e Sajmirit.
Sigurisht, nese Habilajt do te kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kusheri, sot do te ishin biznesmene te lire ne Vlore. Po kush lufton me fatin?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb