TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka publikuar një video nga deklaratat e tij 9 muaj më parë, para se Arta Marku të zgjidhej Prokurore e përgjithshme.

Bylkbashi shprehej atëherë në komision se PS po shkelte Kushtetutën duke emëruar një Prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosjet që donte.

Tani sipas deputetit demokrat kjo nuk është më hamendësim por provë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në prokuror.

“Ja ku është parashikimi para 9 muajsh (7 dhjetor 2017) kur PS propozonte shkeljen e Kushtetutës dhe ende nuk kishin dale emrat e kandidatëve për prokuror të përkohshëm, që Arta Marku apo një “artamark” tjetër po emërohej Prokurore e Përgjithshme e “Përkohshme” që të mbyllte dosjet që i digjnin Kryeministrit, duke pezulluar prokurorët që po hetonin. Përkohshmëria e saj do të zgjasë deri sa të mbyllë hesapet Rama. Sot nuk është hamendësim, por provë”, shkruan Bylykbashi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb