TIRANË

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve Jeff Sessions por duke e lidhur me realitetin shqiptar.

Në një status në “Facebook”, Bylykbashi shkruan se Session u caktua sipas Kushtetutës për një mandat 4-vjeçar por u shkarkuar pas dy vitesh në detyrë, ndërsa Arta Marku që u votua kundër Kushtetutës për 2 muaj po bën vitin në detyrë dhe kërkon dhe shtim personeli.
Ai ironizon reformën në drejtësi që sipas tij të lë pa frymë.

POSTIMI I BYLYKBASHIT
Vetëm Arta mbetet‎
Jeff Sessions, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA qe u caktua sipas Kushtetutës për të paktën 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetëm dy vitesh.‎
Ama, Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që u votua kundër Kushtetutës vetëm për 2 muaj, po mbush vitin në detyrën e saj të përkohshme, madje kërkon 200 veta shtesë në personel. Nuk është çudi që ajo të rrijë 4 vite.‎
Kjo reforma jonë në drejtësi duhet eksportuar sepse rezulton një “sukses” që të lë pa frymë. Për shembull, do t’i kishte kursyer Amerikës një muaj debat për gjyqtarin e Gjykatës Supreme, sepse nuk do kishin gjykatë fare.‎

Bylykbashi Fb
Bylykbashi Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb