TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu pas lajmit që qarkullon në media se në vendin tonë do të ngrihet një qendër rehabilitimi për ish-anëtarët e ISIS.

Përmes një statusi në “Facebook” demokrati thekson se ky veprim vjen për të ‘zbutur’ skandalet e qeverisë. Mes të tjerash Shehu e cilësoi të rrezikshëm vendimin, pasi sipas tij cënon sigurinë kombëtare.

“Por të mbledhësh në vendin tonë të gjithë këta terroriste të Ballkanit, është një veprim tejet i rrezikshëm, që cënon jo vetëm Sigurinë tonë Kombëtare, por dhe ekuilibrat thelbësore të brendshëm për në”, shkruan Shehu.

REAGIMI I SHEHUT
Ish terroristet e ISIS nga Ballkani ne Shqiperi!
Kryeministri e Qeveria për te “zbutur” skandalet e tyre galopante përpara Europës, janë gati të vënë në ankand gjithçka ka vlerë në vendin tonë.
Duket se Qeveria jonë është shumë afër mbylljes se nje marreveshje tejet te rrezikeshme per Sigurine tone Kombetare.
Kryeministri i Bullgarise Borisov, qe ka Presidencen e radhes se BE, ne Tirane deklaroi se ne vendin tone do te ngrihet nje strukture kordinimi e reabilitimi per ish terroristet e ISIS, me prejardhje nga i gjithe Ballkani.
Prita per shume dite, por asnje pergenjeshtrim apo skjarim nga Qeveria jone.
Po keshtu asnje komunikim me Komisionin e Jashtem te Kuvendit.
Burime te besueshme ma konfirmojne kete inisiative.
Pa dyshim institucionet tona duhet te involvohen qe krahas denimit te sigurohet dhe reabilitimi i nenshtetasve shqiptare, ish pjesemares te ISIS.
Por te mbledhesh ne vendin tone te gjithe keta terroriste te Ballkanit, eshte nje veprim tejet i rrezikshem, qe cenon jo vetem Sigurine tone Kombetare, por dhe ekuilibrat thelbesore te brendshem per ne.
Ta besh kete ne fshehetesi te plote eshte nje krim i denueshem penalisht.
Ftoj Kryeministrin ose Ministrin e Jashtem te jape shpjegimet perkatese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb