TIRANE- Deputeti i PD-së Klevis Balliu përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut deklaroi se pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm qeveria ‘Rama’ ka rënë.

Demokrati tha se çdo ministër bashkë me Ramën po largojnë orenditë e tyre nga zyrat shtetërore. Sipas Balliut “është në genetikën e PS rënia, humbja, dështimi, pasi e mira mbizotëron gjithmon mbi të keqen”.

“PSE RA RILINDJA?
Pas rënies së Ministrit të dytë të Brendshëm, qeveria praktikisht ka rënë.
Tashmë është fakt se çdo ministër më në krye Edi Ramën sot po largojnë orenditë e tyre nga zyrat shtetërore, pasi janë të vetëdijshëm që koha e tyre mori fund.
Dhe tashmë do i duhet të përballen me drejtësinë.
Por pse RA Rilindja.
Rilindja ra për një fakt shumë të thjeshtë.
Është në genetikën e PS rënia, humbja, dështimi, pasi e mira mbizotëron gjithmon mbi të keqen.”, shkruan Balliu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb