TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut nuk ka kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama lidhur me pretendimet se nga lista e ndihmës ekonomike janë hequr padrejtësisht shumë familje shqiptare.

Paloka tha se çdo mëngjes Rama u paraqet shqiptarëve Shqipërinë virtuale dhe artikuj me porosi. “Është e vërtetë qe Rama dhe shpura e tij kane gjetur El Dorado-n, po shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te pranojnë te trajtohen si indianet e Amerikes nga keta konkuistatore te popullit te tyre”, shkruan demokrati.

REAGIMI I PALOKËS
I pafytyri, qe jo me larg se dje ju tregoi mijera familjeve ne mjerim, rrugen e largimit nga vendi si “zgjidhje” te problemit te tyre, ka gjetur nje zbavitje te re e cinike. Cdo mengjes ju paraqet shqiptareve tituj gazetash apo reportazhe mediash te huaja qe flasin per Shqiperine virtuale te Rames e qe nuk jane gje tjeter pervecse artikuj te porositur qe paguhen ne hapsirat e reklames po me parate e shqiptareve. Tituj bombastik dhe qesharak per cdo shqiptar qe jeton ne boten reale te Rames kryeminister. Mjafton te kujtosh disa prej tyre ku Shqiperia e Rames konsiderohet si “Amerika e sotme per italianet” qe jane sulur te punojne e jetojne ketu apo si “ishujt Seyshelles te Evropes”…

Foto qe ka postuar Paloka
Foto qe ka postuar Paloka

Promovimi i Shqiperise turistike eshte nje nga detyrat e ministrise se turizmit dhe per artikujt promovues ne mediat e huaja ka nje fond te caktuar ne buxhetin e kesaj ministrie, para te marra nga taksat e shqiptareve per te promovuar Shqiperine turistike.
Po kur parate qe ju merren shqiptareve, perdoren jo per promovimin e Shqiperise turistike po per ti bere reklame Rames si kryeminister atehere kjo eshte edhe vjedhje edhe tallje me shqiptaret.
E akoma me cinike behet situata kur keto i publikon nje kryeminister i cili vetem nje dite me pare, pasi ju ka hequr dhe buken e gojes mijera familjeve shqiptare, ju tregon atyre rrugen e ikjes. Nje kryeminister qe ka larguar tanime rreth 400 mije shqiptare nga vendi e tallet duke paguar po me parate e shqiptareve, reportazhe ku flitet per dyndje te italianeve drejt Shqiperise “Amerika e re …”
Eshte e vertete qe Rama dhe shpura e tij kane gjetur El Dorado-n, po shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te pranojne te trajtohen si indianet e Amerikes nga keta konkuistatore te popullit te tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: