TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sulmuar sot qeverinë ‘Rama’, ndërsa pohoi se banditët e dinin që do të arrestoheshin.


Përmes një statusi në ‘Facebook’, Balliu tha se tashmë po krijohet një alibi e shëmtuar, me gjasme sikur kanë nisur arrestimet.


REAGIMI I BALLIUT
BANDITËT E DININ QË DO TË ARRESTOHESHIN
Shikoni çfarë rastësie. Sapo u zbardh fakti dramatik që Prokuroria, Kryeministri dhe Ministria e Brendshme janë të lidhura bashkë në krijimin e një alibie të shëmtuar për të mbrojtur narkotrafikun, në Tiranë gjasme kanë filluar arrestime.
Këto arrestime janë pjesë e planit për të shkëputur vëmendjen nga skandalet e Rilindjes dhe për të dhënë idenë se kjo qeveri po lufton krimin.
Prova është e qartë. Sapo doli video erdhën edhe gjasme arrestimet e bashkëpunimit qeveri-krim.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb