TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka humbur dje njeriun e tij të dashur, ndërsa bëhet fjalë për gjyshin e tij. Mësohet se varrimi i familjarit të demokratit do të bëhet sot në orën 14:00.

Ndërkohë, deputeti i ka kushtuar gjyshit të tij fjalë zemre, ndërsa shkruan në faqen e tij të ‘Facebook’-ut se ai ishte dhe do të mbetej modeli i tij.

“Ishe gjithmone i dashur, i qeshur, i qete dhe kurre nuk e prishe zemren. Ishe njeriu me i ndershem dhe i drejte qe kam njohur. Ishe dhe do te mbetesh modeli im ne jete. Te qofte dheu i lehte e u prehsh ne paqe i dashur gjysh!”, citohet në mesazhin e Bylykbashit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb