TIRANË- Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar disa foto ku nxënës të 9-vjeçares kacavirren nga dritaret për të larë xhamat. Boçi thotë se kjo gjë bëhet se po vjen ministrja e Arsimit.

Sipas tij, nën urdhrin e përgjegjëses së Arsimit dhe drejtoreshës së shkollës, mësimi është braktisur dhe gjithçka i është përkushtuar “vizitës historike” ku fëmijë të shkollës “Nonda Bulka” në Përmet janë detyruar të lajnë xhamat. Reforma në arsim u krye, ironizon deputeti demokrat.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT
LANI XHAMAT SE PO VJEN KUSH PO NA VJEN…
…na vjen Ministresha e Arsimit!
Për këtë arsye nxënësit u detyruan të kacavirren majë dritareve që të mund të arrinin xhamat, paçka se janë në proces mësimor.
Kështu janë shtrënguar të veprojnë fëmijët e shkollës Nonda Bulka në Përmet.
Nën urdhrin e përgjegjëses së Arsimit dhe drejtoreshës së shkollës, mësimi është braktisur dhe gjithcka i është përkushtuar “vizitës historike”.
Ja pra që “Reforma në Arsim” është kry!
Lahen xhamat…prej fëmijëve
Ca lule me nxënës që qeshin…
Ministrja që shtrëngohet të qeshë…
Mësueset që “mezi” presin të puthin ministren…
Një rrëfim shkollaresk në vazhdim nga Ministresha për suksese imagjinare
Në fund ajo që u lodh më shumë ishte ministrja jo nxënësit që lanë e pastruan. Ajo mbolli një lule…
Dhe mbaroi.
Pas kësaj në PISA ne dalim të parët…

Luciano Boci fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb