TIRANE- Në një kohë polemikash, përplasjesh dhe akuzash, një tjetër reagim vjen nga radhët e demokratëve.

Kështu, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi u ka kërkuar dy nënkryetarëve të selisë blu, Edmond Spahos dhe Edi Palokës që të kërkojnë nga Komisioni i Verifikimit të Figurës kontroll për të pestë kandidatët në garë për kreun e ri të partisë.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Murrizi pohon se PD-ja duhet të shkëputet njëherë e mirë nga ish-sigurimsat. Ai pohoi mes të tjerash se PD dhe demokratët nuk mund të drejtohen nga individë që janë me çengela në hundë, apo që i kanë shitur shpirtin dreqit.

STATUSI I MURRIZIT
Tani qe zyrtarisht u rregjistruan kandidatet per kryetar te PDSH, mendoj qe neser fillon fushata. I bej thirrhje z Paloka dhe z Spaho qe ti drejtohen zyrtarisht komisionit te verifikimit te figurave per te gjithe kanditatet per kryetar te PDSH. Pas 27 vitesh pluralizem mendoj qe ardhur koha qe PD si parti e pare opozitare te shkeputet perfundimisht nga ish bashkepuntore te sigurimit te shtetit. Pas kesaj, fituesi me date 22 korrik si kryetar i PDSH duhet qe keshillin kombetare, kryesine qendrore, kryetaret e degeve te PD dhe kryesite e rretheve te verifikohen qe te gjithe pa perjashtim per lidhjet me ish sigurimin e shtetit. PD dhe DEMOKRATET nuk mund te drejtohen nga individe qe jane me çengela ne hunde, apo i kane shitur shpirtin dreqit.

Boll me me njerez me dy tre emra. Pas 22 korrikut duhet te filloje nje periudhe e re per forcen tone politike. 27 vite penetrim te :gaforreve, çorapeve, shkrimtareve, revizoreve, financiereve, shisheve te qumteshtit, bozhureve, e lloj lloj letyrash qe kur ju permend emrat e “pagezuar” nga sigurimi te vjen per te vjelle, jane shume per nje popull te vuajtur si SHQIPTARET. Spiunet le te krijojne partine e tyre, se boll jane ushqyer e majmur nga vota e DEMOKRATEVE.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: