TIRANE

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri iu është bashkuar reagimeve lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në vend.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Strazimiri thekson se vetëm në 24 orën ka pasur dy skandale. “Të gjitha shërbimet dhe resurset e SIGURISË funksionojnë 24/24 vetëm aty ku cënohet mbijetesa politike e narko-Kryeminstrit”, shkruan Strazimiri.

REAGIMI I DEPUTETIT

Skandal me çertifikatën INFORMACIONIT TË SIGURISË SË LARTË që lëshohet me më pak kontroll se një çertifikatë familjare…
Skandal me SIGURINË e Depove të Armatimit të bazës më të rëndësishme detare që zbrazet gjatë natës…
Kjo vetëm 24 orët e fundit!!!
STANDARDET e SIGURISË në nivelin nën “0” në vendin anëtar të NATO-s që qeveriset nga një narko-qeveri e korruptuar!
P.S. të gjitha shërbimet dhe resurset e SIGURISË funksionojnë 24/24 vetëm aty ku cënohet mbijetesa politike e narko-Kryeminstrit: tek studentët në protestë, tek naftëtarët në protestë, tek minatorët në protestë… tek populli në protestë!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: