TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti PD, Oerd Bylykbashi thotë se kreu i Kuvendit Gramoz Ruci dhe mazhoranca po shkelin Kushtetutën për të mbrojtur Saimir Tahirin. Bylykbashi i bën thirrje Rucit që ose të autorizojë arrestimin e Tahirit ose në të kundërt nëse mendon se akuza cënon mazhorancën socialiste të votojë kundër.

Statusi i Bylykbashit:
Gramoz Ruci dhe mazhoranca socialiste po cenojne Kushtetuten per te mbrojtur Saimir Tahirin!
Qellimi i seances se Keshillit te Mandateve, Rregullores‎ dhe Imunitetit ka qellim vetem qe PARLAMENTI dhe jo Sajmir Tahiri , te bindet se ne kerkesen e prokurorise nuk ka “fumus persecutionis” ose ndryshe, qe kerkesa nuk ka qellim perndjekje politike, me qellim demtimin e deputetit pa u bazuar ne prova dhe ligj.

Imuniteti parlamentar nuk eshte mburoje per deputetin, por korace kushtetuese per te mbrojtur parlamentin nga goditja politike antikushtetuese. Ndaj nuk duhet te bindet Tahiri, por Keshilli se nuk po kercenohet funksionimi i parlamentit.
Tahiri ka te drejte te argumentoje se kerkesa e prokurorise nuk eshte e bazuar ne prova dhe ligj, ndaj dhe kerkesa eshte e motivuar politikisht. Nuk ka te drejte te beje debat mbi provat, gje qe behet para gjykates. Prokuroria e thote troc qe ka prova. Madje prova aq serioze sa duhen shfaqur me dyer te mbyllura.
Provat i cmon gjykata jo Keshilli parlamentar sepse nuk eshte gjykate. Keshilli sheh vetem nese ka prova dhe se kerkesa nuk eshte e pamotivuar.
Gramozi me te tijte ta ndaje mendjen: ose te autorizojne arrestimin dhe kontrollin e baneses, ose nese mendojne se ‎akuza per trafik droge cenon edhe mazhorancen socialiste, te votojne kunder. Nuk kane faj se jane te zhytur nga koka te kembet e mazhorances ne kete trafik.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: