TIRANE- I ndodhur në një aktivitet në Elbasan për të mobilizuar strukturat në zgjedhjet e 25 qershorit, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka treguar edhe arsyen e vërtetë pse PD-ja ka pranuar shtyrjen e zgjedhjeve vetëm me një javë, raporton “BalkanWeb”.

Sipas Spahos, në këtë mënyrë PD-ja eviton krijimin e koalicioneve.

“Nuk këmbëngulëm për shtyrjen më tepër se një javë për të evituar krijimin e koalicioneve dhe vetëm kështu avantazhohen partitë e opozitës”,- tha ai.

Spaho nuk nguroi t’ju bëjë thirrje të gjitha partive opozitare të votojnë Partinë Demokratike për të maksimizuar votat.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: