Deputeti demokrat Ervin Salianji ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhjet me bandat e krimit nga  Kuvendi. Ai madje bëri publike në Kuvend një video të siguruar nga BalkanWeb ku sipas tij kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako feston fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit me një bandë.

“Po ju tregoj një video. Pak më parë përfaqësuesit tuaj thanë që janë foto rastësorë këtë me krimin. Por kjo video tregon që nuk janë rastësore. Ka grup të strukturuar dhe që koordinohet nga ju dhe që investoi në zgjedhje, si rasti i fundit i arrestimit të Durim Keçit. Rama nuk del dhe ta falënderojë për gjithë kontributin që ka dhënë.

Këtu vetëm në një tavolinë janë shtatë të kërkuar dhe dy besoj se do jenë pas hekurave shumë shpejt. Gjushi i Durrësit dhe Çela i Durrësit bashkë me të arrestuarin e këtyre kohërave shikohet duke festuar me muzikë dhe me hare fitoren e zgjedhjeve. Ja urdhëroni se e keni të plotë se si gëzojnë fitoren e zgjedhjeve pushteti kriminal”, tha Salianji teksa tregonte videon në iPad.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb