Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali i ka njoftuar KQZ-së krijimin e vakancës pasi deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit.
Çyrbja dorëzoi mandatin pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme ku u mor i pandehur për shpërdorim detyre.
“Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes. Sa më sipër, Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës”, deklaroi Spiropali.