Jurgis Çyrbja dorëzoi sot mandatin e deputetit, teksa nuk dihen ende arsyet e vendimit të tij.
Vendimi i Çyrbjas, deputet i PS në Durrës erdhi dy ditë pasi u paraqit në SPAK, ku dëshmoi për disa orë në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka.
Vendin e tij në parlament pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit mori 2228 vota.
Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, ç’ka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të mazhorancës.
(BalkanWeb)