TIRANE- Kandidati për deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është shprehur entuziast për rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave në kryeqytet, por edhe në mbarë vendin.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Studio e Hapur’, në ‘News24’ Bushati pohoi se qershia mbi tortë ishte fakti se PS doli në avantazh me 61 vota në zonën ku lindi dhe u rrit kreu i PD-së, Lulzim Basha, konkretisht në zonën e Medresesë, në Qendrën nr. 1929. Mes të tjerash socialisti theksoi se ndihej mirë që PS-ja kishte mundur në shtëpinë e tij zotin Basha në lagjen e tij, shkruan ‘BalkanWeb’.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e zotit Bushati.
Zoti Bushati ju shoh të buzëqeshur…
Do doja të shihja edhe unë buzëqeshjen tuaj. Jemi tek ‘Shkolla e Kuqe’, procesi i votimit ka ecur mbarë. Dua të falënderoj banorët njësisë nr.8. Nëse punon për qytetarët, vota nuk sheh majtas apo djathtas. Më vjen mirë që puna jonë e katër viteve kurorëzohet me një fitore madhështore

Ju keni bërë sot një status në faqen e ‘Facebook’ ku komentonit humbjen e zotit Basha në lagjen e tij. Keni ndonjë koment?
Qendra nr.1929, pas Medresesë, është zona klasike ku është rritu zoti Basha. Kemi pasur një diferencë të madhe aty. Për herë të parë kemi fituar me 61 vota aty. Kjo ishte qershia mbi tortë. Të paktën për njësinë tonë. Ndihemi mirë që kemi mundur kryetarin e opozitës në shtëpinë e vetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb