TIRANË- Më 17 qershor Parlamenti u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të zëvendësuar Jorida Tabakun, në Komisionin e përzgjedhjes për organet e Vettingut, por rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News 24 ka kapur disa momente pikante gjatë kësaj seance.

Deputeti socialist Dashamir Kamberi është kapur “mat” teksa thotë se do nxjerrë në shitje votën. Ndonëse me zë të ulët dhe duke qeshur ai shprehet se do t’i kërkojë para Yllit në këmbim të votës.

“Po i them Yllit sa lekë do më japësh të të jap votën”,- thotë deputeti, raporton BalkanWeb.
Deputeti 2
Ajo që nuk dimë është se për cilin Ylli të Parlamentit e ka pasur fjalën, deputetin Ylli Shehi apo për Fidel Yllin?

Seancës nuk i kanë munguar as batuat mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa ky i fundit kërkon të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit,Meta i thotë: Ore sa të jem unë këtu mos ki merak. Po kur të mos jem unë si do ja bësh?

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb