Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar në “Facebook” lidhur me protestën e zhvilluar sot nga opozita, duke deklaruar ndër të tjera se “Ike Lylyzim! Ja dole ta shuash PD, ta nxjerrësh jashtë sistemi e të mos egzistojë më. Mirë bëre! Reflektim serioz është, pas gjakut që ka mbi kurriz ajo Parti, ti dhe Sali Berisha posaçërisht”, – shkruan Braçe.

Deputeti i PS ka postuar gjithashtu edhe dy foto nga momenti kur ndiqte nëpërmjet televizorit fjalimin e Bashës, ku tregon se me xheste është përpjekur ta “godasë” nga ekrani.
18403340_716380081900189_4196750842588275393_n
STATUSI I ERJON BRAÇES
Piiiiiiiiiiiip!!
Ik Lylyzim! Ike me gjithe Sali dhe Republiken tende te lyer ne gjak!
Leri keto lulelleqet me “bashkim qe se ka pare Bota”, mos shih endrra me sy hapur!
Pa asnje diskutim qe nga sot gjerat do jene ndryshe;
Psh ti ja dole ta shuash PD, ta nxjerresh jashte sistemi e te mos egzistoje me.
Mire bere! Reflektim serioz eshte, pas gjakut qe ka mbi kurriz ajo Parti, ti dhe Sali Berisha posacerisht.
Po edhe me shume;
Je katandisur ne nje gjobe kunder Shqiperise, gjobe qe nje grusht shokesh te tu, nga keta qe japin mend e llapin inatin kunder Edi Rames, po ja perplasin ne fytyre cdo shqiptari.
Pa maske!
Ne nuk paguajme gjoba Lyl, per me teper nje gjobe si ty!
brace
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb