TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu , ka folur ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit si dhe për sulmet e vazhdueshme të opozitës.

Ndreu tha se vendimi i ish-ministrit Tahiri ishte i befasishëm dhe i papritur. Sipas tij “Tahiri kërkoi të hedhë poshtë të gjitha alibitë që thonë se ai po mbrohet nga mandati i deputetit”, shkruan BalkanWeb

“Është një vendim që vjen për arsye që i di Tahiri. Ai deshi të lirojë rrugët e mundshme të drejtësisë që mos të abuzohet më me të qenit deputet, dhe t’i krijojë lirinë e mundshme çdo verifikimi për akuzat të hedhur në drejtim të tij.

Ne u befasuam se nuk dinim asgjë. Është Tahiri ai që e di më saktë se çfarë bën. As e prisnim e as e dinim se çfarë do bënte. Ka dhe ai ato pretendimet e veta që janë krejt normale. Një njeri ka të drejtë të mbrohet. Tani nuk ka më as alibi, se na u mërzit dhe opozita se thoshte ka alibi me mandatin e deputetit”

Berisha tha: Vendim i marrë nga Rama- Veliaj- Tahiri

Berisha ka devijacione të rënda në gjykim. Berisha këtë punë ka. Unë e quaj marrëzi këtë lloj improvizimi, dhe Berisha është mjeshtër i këtyre improvizime. S’duhen marrë seriozisht ato që thotë ai

Pakënaqësitë ndaj Xhafajt dhe qeverisë së Tahirit

Është problem i tij, nuk e gjykoj dot. Unë nuk është se e kam ndjek live Tahirin, kam parë në mediat online se çfarë ka thënë, por s’mund të them saktësisht se çfarë ka folur. Ai e di vetë çfarë ka thënë. Ai ka marrë përsipër të dalë e të mbrojë veten publikisht.

A përbën kosto politike për PS cështja Tahiri?

Këtu të shpallin fajtor pa përfunduar gjyqi. Kur akuzohen ata të opozitës, ata thonë presim gjyqin, tani që vjen puna për Tahirin e shpallin direkt fajtor. Ne mund të akuzojmë këdo për gjithçka po nuk do flasim për fajtor apo për kosto. Vetëm nëse ndaj Tahirit do të dilnin prova atëherë do kishim kosto. Kushdo që akuzohet të përballet me drejtësinë. Duhet reforma në drejtësi.

Dorëzimi i mandatit nga Tahiri vjen pasi Rama u kthye nga Gjermania

Këto janë deduksione që i bëni ju, janë të pabaza. Unë nuk e lidh vizitën e Ramës me dorëheqjen e Tahirit. Absolutisht që nuk ka lidhje. Është shtuar lumi i akuzave ndaj Tahirit, dhe ky i fundit u zhvesh nga mbrojtja për të treguar që nuk ka më alibi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: