Tashmë që ka fituar mandatin e deputetit për qarkun e Vlorës, deputeti i PD-së ka rrëfyer disa sekrete për mënyrën sesi ai është futur në politikë.

E ka nisur në fillim me ftesën që i ka bërë kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe më pas është ndalur në takimin e parë me ish kreun e PD-së, Sali Berishën. I ftuar në emisionin “Kolaudim”, në InTV, deputeti i Vlores, Agron Shehaj ka rrëfyer disa momente interesante për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Shehaj tha se gjithmonë ka qenë i tërhequr nga politika ndërsa ftesa e Bashës i erdhi si surprizë pasi nuk njiheshin më parë.

“Ndërsa Sali Berishën për herë të parë e kam takuar në ashensor. E kisha edhe këmbën e thyer atëherë. Nuk besoj se ai më mban mend. Unë e mbaj mend se ai ishte Sali Berisha ndërsa unë isha askushi”, tha Shehaj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: