TIRANE – Deputeti “kauboj” i Lezhës është parë shpesh në studiot televizive pas marrjes së mandatit. Këtë herë, i ftuar në emisionin “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska, Eduart Ndocaj e ka krahasuar veten me presidentin Sharl De Gol, i cili qëndroi në krye të Francës pa bërë universitetin.

“Unë kam mbaruar shkollën e mesme, kam edhe katër shkolla nga një vit, për zanatin tim, kurs i thoni ju por shkolla i thonë ata. Një ndër presidentët më të mëdhenj në botë që ishte francez me shkollë të mesme ishte, unë kam pak më tepër se të mesmen, edhe bëri 12 vjet president ai.”- deklaroi Ndocaj.

Deputet foli në emision për dashurinë e tij për ushqimin, xhelozinë e Nard Ndokës për vëmendjen që ka marrë kohët e fundit, lekët e përfolura që ai ka dhuruar për PS¬-në në fushatë dhe shumë të tjera.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: