Ndeshja e Kupës së Italisë mes Torinos dhe Juventus prodhoi shumë polemika për shkak të gjykimit ku të përfshirë pati edhe nga fusha të tjera jashtë sportit. Massimo Corsaro, deputet i qendrës së djathtë në Itali, është bërë protagonist për shkak të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me këtë ndeshje.

“Mihajloviç është një cigan, që udhëheq një bandë inatçinjsh dhe humbësish të mëdhenj”, – shkruante deputeti Massimo Corsaro, i zgjedhur nga “Fratelli d’Italia”. Pas derbit në Kupën e Italisë ai ka sulmuar trajnerin serb, Torinon, Rain dhe Napolin.

Kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve, përfshirë këtu edhe ata bardhezinj të cilët e kanë kritikuar së tepërmi deputetin. Më pas Corsaro e ka kuptuar gabimin dhe pas disa orësh në një tjetër status ka shkruar: “I kërkoj falje publikisht z.Mihajloviç, të cilin e kam fyer.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb