TIRANË- “LSI është kthyer në një vend ku mblidhen mizat. Politika është kthyer në një pazar të gjësë së gjallë”. Kështu ka deklaruar sot kreu i PR-­së Fatmir Mediu pas largimit të deputetit të tij, Ylli Shehu tek Levizja Socialiste për Integrim.

Në një reagim për “Panoramën”, për largimin e Ylli Shehut në LSI, Mediu tha se “Ilir Meta e ka kthyer në stallë ku i numëron deputetet dy e nga dy”.

Sipas deputetit të opozitës, “largimi nuk ka qëllim në vetvete përveç justifikime të fëmijëve. Arsyeja e largimit, kandidimi i të atit për kryetar bashkie në Kukës”,­ tha Mediu. Ylli Shehu ishte i pari në listën e PR-së në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2013. Pas kalimit të tij në radhët e mazhorancës, LSI bëhet me 20 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb