PRISHTINE- Deputeti i Nismës, Milaim Zeka gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës bëri një deklaratë të fortë lidhur me hetimet për Fatmir Limajn.

Deputeti akuzoi kryeprokuroren e EULEX-it, Isabelle Arnal, se kjo e fundit i ka kërkuar një politikani me të cilin ka pasur marrëdhënie intime që ai të vërë në ‘grackë’ dhe të hetojë Limajn, pasi ndaj tij rëndon akuza për krime lufte.

“Kam një raport sekret me shkrim, që mund t’ja dorëzojë kryeministrit. Kryeprokurorja e EULEX, zonja Arnal, përveç se ka pasur marrëdhënie intime, se s’po guxoj të përmend fjalën seks, (qeshin në sallë) me një politikan, të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë, i ka thënë; ‘futja Fatmir Limës’, tu bo lezet në krevat”, tha Zeka, ndërsa atij iu ndërpre edhe fjala.

Kujtojmë se në mars të këtij viti Gjykata Themelore në Gjakovë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi. Ndërkaq, prokuroria kishte kërkuar dënimin e Fatmir Limajt për përgjegjësinë komanduese dhe se nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet.

Po ashtu Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerë u akuzuan për krime lufte të kryera në vitin 1999, në të ashtuquajturën “çështja Kleçka”. Në atë kohë civilë dhe të burgosur shqiptarë dhe serbë u rrahën dhe u torturuan nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qendrën e paraburgimit në Kleçkë gjatë luftës në Kosovë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb