KOSOVË

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave. Jacobsson ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat sikurse vendeve të tjera të Ballkanit dhe po ashtu që vendi i tij të bëjë tregti më shumë me Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Kërkoj që të ketë më shumë tregti në mes të Kosovës dhe kërkoj që vizat për Kosovën të hiqen sikurse për të gjithë qytetarët e shteteve të Ballkanit”, ka shkruar në Facebook, Jacobsson. Përmes Facebook për dorëzimin e kërkesës së tij ka njoftuar edhe Naim Murseli, këshilltar i ministrit në detyrë Behgjet Pacolli. Jacobsson edhe më parë ka kërkuar interpelancë të ministres së Jashtme të Suedisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: