TIRANE

Deputeti demokrat, Gent Strazimi është ndalur te reagimi i kryeministrit Edi Rama dhe prapaskenat e dorëzimit të shumëkërkuarit, Klement Balili në polici.

Sipas Strazimirit, reagimi i kryeministrit Edi Rama është i pavend, sepse në rastin e Balilit nuk bëhet fjalë për një operacion policor, por diplomatik.

Deputeti demorkat shkruan ndër të tjera se kur pala kundërshtare merr 100% të kërkesave që ka paraqitur, rezultati quhet ‘kapitullim’ dhe jo ‘marëveshje’.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit

Balili është VETËDORËZUAR pas “një operacioni policor të sofistikuar” që ka zgjatur disa muaj…?
Paskësh paraqitur 3 kërkesa dhe që të treja i janë pranuar pas “negociatash 3 mujore” …?
Termi “negociata”, operacionin në fjalë e bën DIPLOMATIK por jo policor!
Në diplomaci, kur pala kundërshtare merr 100% të kërkesave që ka paraqitur, rezultati quhet “kapitullim”, e jo “marrëveshje” ….
P. S. Thuajani pak neo- kryediplomatit “de jure”…????

Gent Strazimiri

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb