PRISHTINE- Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka lënë ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas dëmtimeve që mori gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvend, ndërsa po vijon me masën ‘arrest shtëpiak’.

Lajmin për daljen e Haxhiut nga spitali e ka konfirmuar Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se deputetja me rekomandimin e mjekut është lënë e lirë për në shtëpi, ku edhe po e vazhdon masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

“Me rekomandim të mjekut është liruar në shtëpi, ku e vazhdon arrestin shtëpiak. Kurse, gjendja shëndetësore, vazhdon me qenë në regjim shtrati dhe vazhdon ta merr terapinë që është caktuar nga mjeku”, tha Kurti. Deputetja Albulena Haxhiu trajtohej në QKUK pas ishte alivanosur si pasojë e konfrontimit me Policinë e Kosovës, të premten në Kuvendin e Kosovës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: