TIRANE

Deputetja demokrate, Valentina Duka ka kërkuar që kryeministri Edi Rama ta marrë më me seriozitet protestën studentore, ndërsa vë në dukje se qëndrimi i tyre i nxorri bllof propagandën e tij arrogante.

Përmes një postimi në “Facebook” në mbështetje të studentëve, Duka shkruan që qeveria duhet të braktisë qëndrimet kërcënuese dhe mashtrimet me kërkesat e studenteve.

Postimi i plotë i Valentina Dukës

Qeveria Rama t’u jape fund talljeve me protesten e studenteve! U be me teper se nje muaj qe levizja studentore e ka vendosur para nje dileme kritike poziten e Edi Rames.

Studentet jo vetem nxorren bllof tere zhurmen propagandistike te kryeministrit arrogant per te ashtuquajturen reforme arsimore, por treguan qarte para te gjitheve rrjedhojat katastrofike te politikave qeveritare ne fushen e arsimit te larte, rrenimin ekonomik dhe krizen e besimit qe ka mbjelle pushteti i sotem ne shoqerine shqiptare. Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet te braktisin menjehere qendrimet kercenuese e mashtrimet dhe te plotesojne sa me pare kerkesat e studenteve.
#mestudentetpernjeshqiperieuropiane

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: