Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Florida Kërpaci, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Opinion’, ka treguar për mënyrën se si u dhunua nga Policia e Shtetit.

Kërpaci tha se ishte një moment ku u drejtua drejt Kuvendit, ndërsa përpara kishte një zonjë të shtrirë pa ndjenja dhe shkoi për ta ndihmuar.

Ajo tregoi se efektivëve të policisë u tha se ishte deputete e Kuvendit, por dhuna e tyre ishte krejtësisht e pajustifikuar, ndërsa nga ai moment e në vazhdim nuk ishte në dijeni të asaj se çfarë ndodhi.

Deputetja e LSI-së, theksoi se ishin efektivët e policisë ata që ushtruan dhunë ndaj saj dhe e lanë pa ndjenja.

Më tej, Kërpaci bëri me dije se e denoncoi atë akt të shëmtuar, ndërsa tha se do të kryejë edhe një kallëzim penal ndaj tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: