Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka denoncuar mbylljen e 14 shkollave në rrethin e Matit, ndërsa hedh akuza të forta në adresë të qeverisë Rama duke e cilësuar përgjegjëse për situatën.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja shkruan se shkollat e mbyllura kanë një aktivitet prej 50 dekadash.

Sipas saj, kjo që po bën qeveria është një skandal i madh dhe një veprim që degdisë të rinjtë dhe të reja në vende të tjera.

POSTIMI NË FACEBOOK
Plot 14 shkolla janë mbyllur në rrethin e Matit këtë vit.
Një situatë e patolerueshme dhe alarmante ku po e degradon arsimin ky pushtet.
Ndërsa para pak vitesh kërkohej të shtohej numri i shkollave për shkak të numrit të fëmijëve që duheshin arsimuar, sot Drejtoria Arsimore Mat, me një të rënë të lapsit, me argument qesharak dhe arrogant sa vetë drejtuesit e saj, sot në Mat, mbyll derën 14 shkollave duke degdisur fëmijët rrugëve në një zonë ku terreni klimaterik dhe gjeografik nuk është favorizues për to.
Ky është skandal.
Është e papranueshme që të sillesh në mënyrë aq çnjerëzore duke i përplasur derën në fytyrë brezit të ri.
Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit ka marrë guximin të vendosë kyçin shkollave me mbi 50 vite ekzistencë, që kanë nxjerrë breza të tërë intelektualësh.
Ja sa i rëndon dora drejtuesve të arsimit që vendosi të mbyllë këtë vit:
1. Rrethe~Baz, 2.Karice,
3. Bushkash,
4. Dukagjin,
5. Rremull,
6. Koder~Lac,
7. Burgajet,
8. Mallunxe,
9. Bater
dhe në Bashkinë Klos janë shkollat;
1. Unjate,
2. Pleshe,
3. F.Fshat,
4. Dom,
5. Shul~Bater.
Ky është SKANDAL, ndaj të cilit duhet të merren masa një orë e më parë.
Fëmijët e fshatrave të Matit e Klosit po e presin me ankth ditën e parë të shkollës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb